Një tridhjetë e dy vjeçar maqedonas është vrarë në qytetin gjerman të Essenit. Ai vdiq pas një debati me dy Eritreanë. Përleshja është shndërruar në përleshje në të cilën shtetasi maqedonas është rrahur me një shishe birre, raporton Bild.de.

Një dëshmitar i ngjarjes ka dhënë ndihmën e parë dhe ka tentuar të ringjallë të plagosurin, i cili tashmë ishte pa ndjenja, por fatkeqësisht tashmë ishte tepër vonë.

32-vjeçari maqedonas vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra, konfirmoi zëdhënësi i policisë për Bild.

Pas obduksionit është konstatuar se maqedonasi ka ndërruar jetë si pasojë e sulmeve nga objekti i mprehtë, gjegjësisht nga shishja.

Prokuroria në Essen po heton rastin. Nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi sherrin që çoi në vdekje.

Rrahje në Gjermani, ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version