MPB Maqedoni njofton se në Burgun e Shtipit ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve, e cila më pas ka rezultuar edhe me grumbullim të 30 personave para Burgut.

Si pasojë, njëri nga të burgosur ka marrë lëndime dhe ka përfunduar në spital.

“Më datë 14.04.2024 në ora 23.57 në SPB Shtip, Sh.N. nga fshati Batincë e Shkupit ka denoncuar se i është lajmëruar birit të tij, Z.N. i cili ka mbajtur dënim në Burgun e Shtipit dhe i ka thënë se ka informacione se gjatë natës do të sulmohet. Gjithashtu, rreth orës 00:00 në SPB Shtip, nga Burgu i Shtipit është denoncuar se në burg është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet dy grupeve të të burgosurve dhe se kanë njohuri se drejt burgut janë drejtuar më shumë persona si mbështetje e njërit grup”.

“Nëpunësit policorë nga SPB Shtip para burgut kanë takuar 30 persona me 10 automjete dhe gjatë kontrollit të personave dhe veturave, janë gjetur dhe marrë mjet i drurit dhe thikë. Gjatë përleshjes fizike në Burg, lëndime ka marrë një punëtor i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip për të marrë ndihmë”, thonë nga MPB.

Rrahje mes dy grupeve në burgun e Shtipit, lëndohet një i punësuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version