
Saktë janë konstatuar propozimet për konstatimin e shumës së rrogës minimale. Atë e cakton Ligji për rrogë minimale. Kështu që është tërësisht legjitime vendimi i sjellur dje i Qeverisë për harmonizim të rrogës minimale, theksoi sot zëvendës-ministri i Ekonomisë, Marian Risteski.
Risteski para mediumeve sqaroi se rroga minimale caktohet në pajtim me të dhënat nga Enti shtetëror për statistika, për çka si bazë merret 50 për qind e rrogës mesatare e paguar në vitin e kaluar dhe 50 për qind nga indeksi i shpenzoimeve përkatësisht inflacionit për vitin paraprak. Njëkohësisht ai theksosi se e njejta nuk duhet të jetë më e ulët se 57 për qind e rrogës së paguar mesatare për vitin e kaluar.
“Si Qeveri kemi obligim ta respektojmë Ligjin për rrogën minimale, i cili duhet të fillojë të zbatohet muajin e ardhshëm. Ka mjaft kohë që institucionet ta përllogrisin rritjen e rrogës minimale, e cila ligjërisht është 2200 denarë”, tha Risteski.
Në vërejtjet e gazetarëve se vendimi është sjellë pa praninë e përfaqësuesit reprezentues sindikal në kuadër të Këshillit ekonomiko-social (KES), zëvendëministri theksoi se KES është trup këshilldhënë, ndërsa vërejtjet e tyre, pasi që të miratohen, më tutje duhet të kenë epilog përmes procedurës adekuate ligjore.
Risteski: Vendimi për rritjen e rrogës minimale prej 2200 denarëve është sjellë në pajtim me Ligjin appeared first on Telegrafi.