Rinoplastika është një term mjekësor që përshkruan procedurën kirurgjikale për kirurgjinë estetike ose rindërtuese të hundës, duke përfshirë rindërtimin dhe riformimin e kockave dhe kërceve të hundës dhe piramidës së hundës.

Qëllimi është të përmirësohet ky organ i rëndësishëm vizualisht dhe funksionalisht. Arsyeja më e zakonshme për kryerjen e rinoplastikës është pakënaqësia e pacientit me formën dhe pamjen e hundës.

Ndonjëherë bëhet fjalë për pamjen e majës së hundës ose të gjithë hundës, pra për shkak të ekzistencës së një piramide të madhe hundore ose të ashtuquajturës hundë të spikatur. Përveç pamjes estetike të hundës, një nga arsyet e trajtimit kirurgjikal të hundës është edhe pamundësia për të marrë frymë normalisht, e cila zakonisht ndodh për shkak të ekzistencës së një devijimi të septumit të hundës. Pastaj mjeku otorinolaringolog (ORL) mund të rekomandojë korrigjimin kirurgjik të devijimit të septumit, pra septoplastikë. Në rast se pacienti ka dëshirë për korrigjim estetik të hundës dhe korrigjim funksional të septumit për të marrë frymë më lehtë, të dyја operacionet mund të bëhen në një akt dhe ky operacion quhet septorinoplastikë.

Rinoplastika si një procedurë kirurgjikale është përdorur përgjatë tre shekujsh. Fillimet e rinoplastikës moderne datojnë në shekullin e 18-të. Periudha kur kirurgu gjerman Jacques Joseph aplikoi teknikën e rinoplastikës e cila përfshin bërjen e një prerjeje në pjesën e brendshme të hundës. Kjo qasje praktikohet edhe sot. Rinoplastika përjetoi një lulëzim në shekullin XIX, veçanërisht me zhvillimin e anestezisë, kjo procedurë u bë më e popullarizuar. Sot, kjo procedurë kirurgjikale konsiderohet kirurgjia e dytë më e zakonshme estetike në mbarë botën. Zhvillimi i rinoplastikës çon në zhvillimin e teknikave të reja si dhe risive të reja teknologjike, të cilat mundësojnë siguri më të madhe për pacientin si dhe një efekt më të mirë postoperativ.

Cilat janë hapat e nevojshme që duhen ndërmarrë para planifikimit të operacionit?

Para së gjithash kërkohet një ekzaminim nga kirurgu plastik si dhe kirurgu ORL. Gjatë ekzaminimit vlerësohen mangësitë dhe dëshirat estetike të pacientit, por vlerësohet edhe funksionaliteti në lidhje me frymëmarrjen nazale, pas së cilës krijohet një plan trajtimi kirurgjik, pra nëse nevojitet rinoplastikë apo septorinoplastikë.

Para operacionit është e nevojshme të kryhen analizat dhe përgatitja e duhur e pacientit. Një nga më të rëndësishmet është, natyrisht, analiza mikrobiologjike, pra një shtupë/tampon nga hunda. Kjo është e nevojshme në mënyrë që të mund të planifikohet dhe të realizohet operacioni, për të përjashtuar praninë e ndonjë baktere në hundë. Nëse analiza mikrobiologjike tregon praninë e baktereve në hundë, atëherë kërkohet trajtim antibiotik dhe shtyrja e operacionit, derisa të merret një gjetje e pastër mikrobiologjike. Si për çdo operacion tjetër, pacienti duhet të jetë i shëndetshëm, të mos ketë infeksione dhe procese inflamatore, jo vetëm në zonën e hundës, por në të gjithë organizmin. Pjesa tjetër e përgatitjes për kirurgji përfshin përgatitjen e përgjithshme të pacientit. Kjo nënkupton një ekzaminim të detyrueshëm anesteziologjik, ekzaminim internistik para operacionit dhe analiza laboratorike të gjakut.

Trajtimi operativ

Trajtimi operativ vendoset gjatë ekzaminimit paraoperativ. Në varësi të nevojës dhe dëshirës së pacientit, trajtimi operativ përfshin korrigjimin estetik të hundës, korrigjimin funksional të septumit të hundës ose kombinimin e të dyjave.

Kur bëhet fjalë për korrigjimin estetik të hundës, ai mund të ndahet në korrigjim të majës së hundës ose korrigjim të gjithë piramidës së hundës. Korrigjimi i të gjithë piramidës së hundës zakonisht bëhet me korrigjimin e gungës së hundës, ngushtimin në zonën e rrënjës së hundës dhe rimodelimin e kërceve të hundës me qëllim ngushtimin dhe ngritjen e majës së hundës – rinoplastikë.

Në varësi të trashësisë së lëkurës së hundës si dhe në varësi të qëllimeve të vendosura për trajtimin operativ, rinoplastika mund të jetë e tipit të hapur ose të mbyllur. Kur pacienti ka edhe devijim të septumit të hundës – kur është e shtrembër njëra anë e hundës, në atë rast korrigjohet vetëm devijimi. Ky trajtim operativ mund të bëhet si një operacion i veçantë, kur pacienti kërkon trajtim operativ vetëm nga aspekti funksional, por mund të bëhet edhe septorinoplastika si kombinim i mungesës funksionale dhe estetike.

Kujdesi postoperativ

Në periudhën pas operacionit, pacienti ka tampona në hapësirat e brendshme të hundës për 5 ditët e para. Këto tampona duhet të qëndrojnë për 5 ditë, që është periudha më e vështirë për vetë pacientët, sepse gjatë kësaj periudhe pacienti duhet të marrë frymë vetëm nga goja. Në ditën e pestë pas operacionit hiqen tamponët, gjatë së cilës pacienti do të mund të marrë sërish frymë me hundë, në atë moment mund të vërehet edhe efekti i trajtimit kirurgjik të septumit të hundës.

Përveç tamponëve, hunda e pacientit vendoset në gips (longetë). Longeta është shumë e dobishme pas rinoplastikës dhe duhet mbajtur për 10 ditë. Pas ditës së dhjetë hiqet dhe më pas pacienti mund të shohë rezultatin fillestar pas rinoplastikës. Para operacionit, çdo pacient duhet të dijë se ënjtja dhe hematoma rreth syve është një dukuri normale pas rinoplastikës dhe është e përkohshme. Hematomat humbasin brenda 10 deri në 15 ditësh pas operacionit, ndërsa ënjtja e hundës zgjidhet brenda 6 muajve.

Pacienti duhet të shmangë goditjet në pjesën e përparme të hundës. Është gjithashtu e nevojshme të shmanget teshtitja ose çdo presion në hundë gjatë muajit të parë, mundësisht për një periudhë më të gjatë. Gjatë muajit të parë nuk duhet të flini anash (majtas apo djathtas) dhe akoma më pak të flini përmbys/në stomak. Është e rëndësishme të theksohet se pacienti pas operacionit estetik të hundës mund të shohë efektin vizual menjëherë pas heqjes së longetës së gipsit, por është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ky efekt vizual nuk është përfundimtar. Ënjtja pas operacionit zvogëlohet në 10 deri në 15 ditët e para, por jo plotësisht. Tërheqja e plotë e ënjtjes ndodh në një periudhë prej 3 deri në 6 muaj, që do të thotë se pacienti do të shohë efektin e plotë vizual disa muaj pas vetë operacionit.

Një nga pyetjet më të shpeshta pas trajtimit kirurgjik të hundës për sa i përket rinoplastikës apo septorinoplastikës, është nëse pacienti ka dhimbje pas operacionit?

Pas operacionit, pacienti nuk ka pamundësi të marrë frymë përmes hundës për shkak të pranisë së tamponëve në hundë, që është shqetësimi më i madh pas operacionit, përsa i përket dhimbjes, pothuajse nuk ka.

Dr. Zhivorad Kocevski Specialist në kirurgjine plastike rikontruktive dhe estetike

 

 

 

Rinoplastika – rruga për një hundë perfekte në Klinikën “Zhan Mitrev” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version