Pas një ndërprerjeje disa javore për shkak të mungesës së borës, në Kodrën e Diellit ka rinisur sezoni i skive. Mungesa e parkimeve vazhdoj të jetë problem, pasi shkaktojnë edhe kolona kilometrike, por kjo nuk i ndalon qytetarët dhe skiatorët të shkojnë për të shijuar bukuritë e Sharrit në dimër.
Drejtori i qendrës së skive, Adem Avziu, tregoi se sot kanë funksionuar të gjitha pistat për ski, përveç Ceripashinës, e cila mund të hapet ditëve në vijim.
“Herën e parë nuk i lëshuam të gjitha shtigjet e skicimit shkaku se nuk kishim mjaftueshëm borë gjithkund që të mos shkaktonim probleme gjatë skijimit, mbajtëm llogari për sigurinë e skiatorëve dhe e reduktuam me 60% të kapacitetit të qendrës së skive. Sot kemi funksionuar me kapacitet të plotë, përveç “Ceripashinës”, pasi që lart në stacionin e dytë nuk kemi mjaftueshëm borë, era ka bërë lëvizjet e borës”.
“Nesër do të vazhdojmë edhe me mirëmbajtjen e atij shtegu për ski dhe shpresoj që ditëve në vijim gjysmën e “Ceripashinës” ta lëshojmë në përdorim”, tha Adem Avziu, drejtor i Qendrës për Ski “Kodra e Diellit”.
Rinis sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.