Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Tetovës.
Sipas KSHZ-së, nga 96% të vendvotimeve të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.
1. Stevo Pendarovski – 2.340 | 5,99%
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 6.107 | 15,63%
3. Stevçe Jakimovski – 90 | 0,23%
4. Bujar Osmani – 14.205 | 36,36%
5. Biljana Vankovska – 695 | 1,78%
6. Arben Taravari – 13.678 | 35,02%
7. Maksim Dimitrievski – 949 | 2,43%
Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet appeared first on Telegrafi.