Destinacioni jonë i radhës është restorant “Napoli” në qytetin e Tetovës, një vend ikonik për të shijuar ushqimet tradicionale italiane, të gatuara me mjeshtëri dhe një shije fantastike.

37 lloje të pizzave, 20 lloje të pastave si dhe shumë receta të tjera nga mishi, mund t’i shijoni në një vend, e ku do të ju pret një staf i mrekullueshëm dhe profesional.

Për të zhvilluar një bashkëbisedim, neve na priti pronari i Restorant Napolit, Valmir Ademi.

Valmiri tha se ky biznes shënon 1 dekadë funksionimi, ndonëse pasioni për kuzhinën italiane ka filluar shumë kohë më heret.

E mes një menyje aq të pasur, natyrisht se është e vështirë të zgjedhim se çfarë do të marrim, mirëpo të vish në një restorant italian e të mos shijosh pizza, është disi e pafalshme.

Pizzat gatusheshin sipas mënyrës tradiconale, ku brumi i përgaditur prej me herët, përpunohej për pizza, mbushej me sos dhe përbërës të tjerë, dhe për pak minuta shërbehej deri tek klienti.

Shije unike dhe fantastike.

Restorant Napoli, ju pret të gjithëvë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjarët tuaj. /Telegrafi/

 

Restorant “Napoli”, shije italiane në mes të qytetit të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version