Ndërtuar mbi fshatin Bogovinë, në një hapësirë me peisazh të mrekullueshëm, Restorant Dardani tashmë gati 1 dekadë është destinacion i preferuar për shumë familje për të kaluar kohë së bashku, për të shijuar ambientin fantastik e poashtu dhe ushqimet plot shije që janë kryefjalë e kuzhinës shqiptare.
Një investim i madh i pronarit Ejup Zejnuli, i cili e ka nisur këtë rrugëtim në gastronomi si nevojë që edhe Bogovina të ketë një restorant unik që do të ofroi kuzhinën e pasur shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka bio dhe gatuar e shërbyer në mënyrë tradicionale.
Ne bashkëbiseduam me menaxherin e restorant Dardanit, Faton Shabanin, I cili rrëfeu për ne rrugëtimin e Dardanit ndër vite si dhe menynë që ofron për klientët.
Një tryezë e mbushur plot, duke filluar nga parahajet si buka e shtëpisë, fogaçe, speca në kajmak, disa lloje të sallatës e djathë sharri, për të kaluar tek pjatat kryesore si muskuj viçi në tavë dheu dhe peshk troftë.
Pjata muskuj viçi me perime në tavë dheu ishte një nder pjatat më të kërkuara që Dardani ofron, për shkak të mënyrës unikë të gatimit, me disa perime, me marinim dhe salcë speciale si dhe pjekje e ngadalte për gati se 2 orë, teksa peshku troftë ishte peshk i vendit, gatuar më plot shije dhe shoqëruar me garnir.
Ambient, shije e mikpritje fantastike, që të gjitha në një vend.
Larg zhurmës së qytetit për të shijuar gjithë begatitë e një tryeze shqiptare, Restorant Dardani ju mirëpret, sepse është vendi ideal për të kaluar kohë së bashku me miqtë dhe të afërmit tuaj.
Ky emision mundësohet nga Gigabel dhe Alpi Sentis AG. /Telegrafi
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike appeared first on Telegrafi.