Fruthi është konfirmuar tek një fëmijë 12 vjeçar nga fshati Konjari i Poshtëm, kështu njoftoi sot drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, duke shtuar se sipas anketës epidemiologjike, sëmundja është sjellë nga Novi Pazari i Serbisë.
Ajo tha se fëmija nuk është i vaksinuar kundër kësaj sëmundje infektive.
“Ky është rasti i dytë pozitiv i regjistruar këtë vit në Maqedoni. E para është regjistruar në qershor, në Labunishtë të Strugës. Bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar. Më 3 shtator, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për fruth është referuar nga klinika infektive në Institutin e Shëndetit Publik dhe pas analizave rezultoi pozitiv. Ky është një rast i importuar nga Serbia, në Novi Pazar, ku tashmë ka një shpërthim të fruthit”, tha Andonovska.
Ajo iu bëri thirrje institucioneve tjera që çdo rast që është i dyshimtë për fruthin të dërgohet në Klinikën për Sëmundje Infektive.
Sipas të dhënave të ISHP-së, nga viti 2014 deri 2023 janë regjistruar gjithsej 2.020 raste me fruthin./Telegrafi/
Regjistrohet rasti i dytë me fruth, Andonovska: Çdo i rast i dyshimtë të dërgohet në Klinikën Infektive appeared first on Telegrafi.