MPB Maqedoni njofton se nesër dhe pasnesër ( 21 dhe 22 qershor) me rastin e festës fetare “Dita e shpirtrave”, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

“Përkatësisht, nga ora 06:00 e mëngjesit të nesërm (21.06.2024) dhe pasnesër (22.06.2024) qarkullimi për në varrezat e qytetit të Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas përgjatë rrugës “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit, dhe për të dalë nga varrezat, djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, në rrethrrotullimin në rrugën “Butelska”, pastaj majtas përgjatë rrugës “Butelska” dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfula””.

“Regjim i posaçëm i qarkullimit do të vendoset edhe në afërsi të varrezave të Kamnikut dhe Gjorçe Petrovit. MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët që mbulohen nga regjimi i posaçëm i qarkullimit”, thonë nga MPB.

Regjim i veçantë komunikacioni për dy ditë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version