Anëtarët e kryesisë së partisë së gjelbër RDM, sot kanë mbajtur takim me presidentin Pendarovski në zyrën qendrore të RDM-së.

RDM-ja, siç njoftojnë nga atje, është shprehur i kënaqur me vendimin e Pendarovskit për pranimin e kërkesës së RDM-së për mos nënshkrimin e Ligjit për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të paligjshme, i cili kontribuon në ndalimin e vazhdimit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Në takim u vlerësua rëndësia e seancës së Këshillit të Sigurimit të mbajtur me propozim të presidentit Pendarovski, në temën për mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të cilën morën pjesë organizatat e shoqërisë civile aktive në këtë fushë.

RDM theksoi rëndësinë e përkushtimit të Pendarovskit në fushën e avancimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave dhe grupeve të margjinalizuara të qytetarëve. Pendarovski theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga çdo formë e diskriminimit.

“Presidenti pranoi kërkesat e RDM-së për mbështetjen e tij në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, gjatë mandatit të ardhshëm presidencial”, thonë nga RDM./Telegrafi/

RDM: Pendarovski pranoi kërkesat për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version