Oda e Mjekëve nuk ka vendosur ende për licencat e mjekëve për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe më 5 tetor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të premten e kaluar i ka dërguar Odës së Mjekëve propozime, por Oda e Mjekëve ende nuk ka marrë vendim konkret.
Të pyetur nga Alsat, nga Oda e Mjekëve u përgjigjën shkurt se: “Udhëzimet e marra nga Ministri i Shëndetësisë janë në fazën e shqyrtimit dhe konsultimit me organet e Odës për veprim të mëtejshëm. Ne e konsiderojmë rastin jashtëzakonisht serioz dhe të rëndësishëm, kështu që qasja e Odës është e thelluar dhe profesionale”.
Njëri ndër rekomandimet e propozuara të ministrit është marrja e licencës përkohësisht, të dy mjekeve specialiste në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, që ishin kujdestare më 3 tetor, kur foshnja u dërguar për shërim shtëpiak, përderisa ka qenë e nevojshme që të shtrohej në klinikë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Nga Klinika Kozle, nuk kanë marrë asnjë vendim për këtë rast, madje mohojnë se tek ata kishte lëshime profesionale./Alsat/
Rasti i foshnjës 14 muajshe, Oda e Mjekëve ende nuk ka vendosur për licencat e mjekëve të përfshirë appeared first on Telegrafi.