Gjykata Supreme, konkretisht këshilli penal i kësaj gjykata në rastin “Alfa” ka vendosur që ta hedh poshtë ankesën e Almir Derplaninit i dënuar në rastin “Alfa”. Me këtë pamundësohet rigjykimi për këtë rast.
E Agim Islami për të cilin shumë herë ishte premtuar drejtësi do të vazhdojë të mbetet në burg, deri në një moment të ri por që në këto rrethana është pothuajse i pamundur.
“Këshilli në seancën e mbajtur më 14 shkurt 2024 në rastin e njohur në opinion si “Alfa” hodhi poshtë ankesën si të pabazë”, thonë nga Gjykata Supreme.
Në këshillin i cili ka hedhur poshtë ankesën e Derplaninit i dënuar me burg të përjetshëm në këtë rast, në mesin e persë gjykatësve janë edhe dy gjykatës shqiptar: Xhemali Saiti dhe Shpend Devaja. Bashkë me to këshillin e përbëjnë: Mirjana Llazarova-Trajkovska, Anita Boshkovska dhe Jelica Krstevska.
Ankesa e Derplaninit daton nga 13 janari i vitit 2023 dhe i referohej lartësisë së dënimit, përkatësisht dënimit me burg të përjetshëm. Mbrojtja në rastin “Alfa” kishte përgatitur super ekspertizë përmes të cilës ishte dëshmuar se të dënuarit në këtë rast: Agim Islami, Almir Derplanin dhe Rexhail Qerimi tashme i ndjerë nuk janë autorët e vrasjes në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup në vitit 2008.
Gjykata Penale deri tek e cila ishte dorëzuar kërkesa për rigjykim mbi bazën e dëshmive të reja, kishte kërkuar së pari kushtin që Gjykata Supreme ta hedh poshtë vendimin për Derplaninin i cili ishte gjykuar në procedurë të ndarë, më pas të bashkohet lënda bashkërisht me akuzën ndaj Agim Islamit dhe në tërësi, mbi bazën e vlerësimit të dëshmive të reja, të vendoset për rigjykim. Me këtë vendim shuhet mundësia për rigjykim në këtë rrugë ligjore.
Agim Islami do të vazhdojë të mbetet në burg, pavarësisht se disa herë nga eksponent politik nëpër studio televizive kishin deklaruar se ai është i pafajshëm dhe së shpejti pritet lirimi i tij. Agim Islami do të vazhdojë të mbetet në burg, derisa një fat të tillë e ndan edhe Almir Derplanini, ndërsa Rexhail Qerimi ndërroi jetë burg duke pritur drejtësi./Alsat/
Rasti “Alfa”, Gjykata Supreme lëndën për Agim Islamin e dërgon në Gjykatën Themelore appeared first on Telegrafi.