Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë, Dushica Dimitrieska, konfirmoi sot se Prokuroria e Lartë Publike Shkup ka raportuar presione në punën e saj.

“Njoftimi është dorëzuar nga prokurori i lartë dhe veprimet e mëtejshme do të njoftohen”, tha ajo, duke shtuar se nuk ka mundur të zbulojë detajet para se të informohen anëtarët.

Prokurori republikan Ljupço Kocevski i njoftoi anëtarët e Këshillit se është duke inspektuar punën e të katër prokurorive më të larta.

Ai hodhi poshtë akuzat e Mustafa Hajrullahut për ndërhyrje në këtë rast dhe theksoi se nevojitet mbikëqyrje për shkak të akuzave për punë joprofesionale dhe presioneve ndaj punonjësve./Telegrafi/

Raportohen presione në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version