Retorika agresive dhe fushata negative gjatë periudhës së zgjedhjeve vazhdon të jetë sfidë për shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Kjo mes tjerash u tha në prezantimin e Raportit për Etikë Zgjedhore: Udhëzues për politikanë të virtytshëm, nën organizim të Forumit të Politikave të Arsyeshme.

“Përshtypja e kësaj analize, bazuar në të dhëna është se qytetarët shumë pak kanë raste të njoftohen se për çfarë angazhohen partitë. Theksi në këto zgjedhje ishte përplasja mes Ahmetit dhe Mickoskit, të themi theksi më negativ shikuar nga aspekti etik, i cili me të vërtetë solli një shije të keqe në zgjedhje”, tha Gordan Georgiev, Forumi për Politika të Arsyeshme.

Sipas ekspertëve retorika negative mbetet sfidë për shtetin dhe qytetarët.

“Retorika agresive dhe fushata negative vazhdon të jetë një prej sfidave me të cilat duhet të përballemi në drejtim të tejkalimit në periudhën e ardhshme. Shumë më shumë, zgjedhjet duhet të jenë luftë e ideve, vizioneve dhe politikave për zgjidhjen e çështjeve publike se sa vlerësimit të tjetrit”, u shpreh Jasmina Trajkoska Naumoska, eksperte.

“Mendoj se duhet të jemi më ambicioz dhe të kërkojmë nga politikanët në fushatë të jenë të ndershëm, pasi shumë herë edhe unë kam qenë pjesëmarrës në debate ku pranohet si normalitet, nëse politikanët japin premtime të rrejshme ose thjeshtë gënjen për ndonjë gjë, e cila mund të konfirmohet se është e rrejshme, thuhet po mirë është fushatë dhe kjo është punë normale. Mendoj me të vërtetë se kjo nuk është normale dhe ne nuk duhet ta pranojmë atë”, theksoi Ibrahim Mehmeti, ekspert.

Studimi përfshinë tema lidhur me transparencën brendapartiake gjatë zgjedhjes së kandidatëve presidencialë, zgjedhjes së kandidatëve për deputetë, respektim të standardeve etike gjatë kohës zgjedhore, reklamimit të premtimeve, luftës kundër korrupsionit dhe çështje tjera./Alsat/

Raporti për Etikë Zgjedhore: Retorika agresive dhe fushata negative, sfidë në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version