Është shënuar përparim i caktuar për harmonizim me standardet evropiane për hulumtim dhe inovacione, thekson Komisioni evropian për përparimin e vendit në sferën e shkencës në Raportin e publikuar vjetor.

“Në vitin 2023, Enti shtetëror për pronësi industriale regjistroi 581 patenta, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi konkurse për gjashtë aksione të reja në Sferën evropiane të hulumtimit. Në dhjetor të vitit 2023 u miratuan Strategjia për specializim të mençur, dokumenti kryesor për politika për inovacione dhe hulumtim me prioritete të qarta spesifike për sektorin, dhe Plan dyvjeçar të aksionit për vitin 2024-2025. Zbatimi filloi ngadalë sepse nuk ishte ndarë buxhet i konsiderueshëm shtetëror për vitin 2024, vlerëson KE-ja.

Mbetën të ulëta investimet e përgjithshme në hulumtim dhe inovacione (vetëm 0,38 për qind nga BPV-ja e vitit 2022), ndërkaq pjesëmarrja e sektorit privat në hulumtim mbetet si në vitet e kaluara (0,1 për qind e BPV-së). Tregohet se akoma nuk është zhvilluar Harta nacionale për transfer të teknologjisë dhe se autoritetet duhet ta përforcojnë pjesëmarrjen e tyre në Sferën e re evropiane hulumtuese (European Research Area) dhe në Agjendën e re evropiane për inovacione (European Innovation Agenda).

“Vazhdoi pjesëmarrja e vendit në programin kornizë të BE-së për hulumtim dhe inovacione Horizont Evropa, ndërkaq në vitin 2023 17 projekte morën mjete prej 3,4 milionë eurove (30 për qind më pak mjete se në vitin 2022),”, ceket në Kapitullin për shkencë dhe hulumtim në Raportin e publikuar vjetor të KE-së për përparimin e shtetit.

Lidhur me inovacionet, European Innovation Scoreboard 2024 e klasifikoi vendin si “inovatore në ngritje” me rezultat prej 45,1 për qind nga mesatarja e BE-së, që shënon ulje prej 4,5 për qind në krahasim me vitin 2023.

Është notuar edhe formimi i qendrës nacionale EIT RIS që filloi ta promovojë mbështetjen e EIT në fushën e arsimit, inovacioneve, shkenës.

Raporti i KE-së: RMV ka shënuar përparim në harmonizimin me standardet evropiane për hulumtim dhe inovacione appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version