Rade Trajkovskit Shtekli i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Veç tij, masë paraburgimi prej 30 ditësh është dhënë edhe për nëntë personat që u arrestuan me Shteklin në operacionin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar të zhvilluar këtë fundjavë.

Është pranuar edhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të paqasshëm për organet e rendit dhe ndalimi fillon me zbulimin e tyre, përkatësisht heqjen e lirisë.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankimimi në Këshillin Penal./Telegrafi/

Rade Trajkovskit Shtekli i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version