Ekipet e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Brigadës për mbrojtje nga zjarri të qytetit të Shkupit, NP “Higjiena Komunale”, NP “Rrugë dhe rrugica Shkup” dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim Shkup”, me cisterna dhe makineri të rënda, punuan për disa orë për shuarjen zjarrit në deponinë në Vizbeg. Dy nga gjithsej pesë lokacione të djegura tashmë janë lokalizuar dhe fikur, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.
Ditën e djeshme, inspektorati i mjedisit mes djegieve të deponive, në disa lokacione ka ndaluar disa persona për të cilët është shqiptuar gjobë dhe është bërë një denoncim për përgjegjësi pranë institucioneve përkatëse.
Inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunal gjatë fundjavës kanë sanksionuar me gjobë mbi 25 autorë.
“Deri më tani është duke reaguar vetëm qyteti i Shkupit, edhe pse në territorin e qytetit janë gjithsej 14 institucione që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në situata të tilla, por të njëjtat nuk po veprohet edhe pse kanë detyrim ligjor. I bëjmë thirrje Qeverisë së R. Maqedonisë së Veriut, e veçanërisht Ministrisë së Mjedisit për të cilën kjo është kompetencë themelore dhe ekskluzive për të vepruar, për t’iu qasur seriozisht këtij problemi, për t’iu përgjigjur raporteve të qytetit të Shkupit për kontroll më të shpejtë të hedhjes së paligjshme të mbeturinave dhe djegies së tyre në të gjithë qytetin, e cila dënohet sipas kodit penal të R. Maqedonisë, por në të njëjtën kohë të angazhohen edhe institucionet tjera kompetente, të fillojnë të veprojnë për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit./Telegrafi/
Qyteti i Shkupit: Është shuar zjarri në deponinë në Vizbeg appeared first on Telegrafi.