Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale bëjnë thirrje për organizimin e një proteste sot në orën 13:00 në vendin ku u përplas për vdekje studentja 22-vjeçare Frosina Kulakova.

Thirrjet për protestë po ndahen me një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përgjegjësinë në trafik, si dhe për përgjegjësinë ndaj autorit. Ata kërkojnë që autoritetet të hapin sytë.

Në të njëjtën kohë, ata janë të zemëruar me gjyqtarin që i hoqi paraburgimin shoferit 20-vjeçar Vasil Jovanov, kur e dënoi për posedim droge.

Dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM gjithashtu kanë kërkuar dënim maksimal për autorin i cili shkaktoi këtë aksident tragjik./Telegrafi/

Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version