Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoni, Bekim Qoku thotë se Vetëvendosja në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni merr pjesë përmes tij, si aktivist i Lëvizjes.

Ai për “Alsat” tha se në këtë fushatë lëvizja Vetëvendosja do ta ndihmojë atë dhe LEN-in

“Para do kohësh unë sapo mbylla një vizitë bashkë me krerët e LEN-it në Amerikë dhe atje unë shkova si anëtarë i Vetëvendosjes, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, nuk shkova si Bekim Qoku.

Pra Vetëvendosje këtu merr pjesë përmes meje si aktivist i kësaj Lëvizje edhe unë gjej mbështetjen e Vetëvendosjes këtu duke marrë pjesë në këto zgjedhje. Në vitin 2020 nuk kishim përfaqësues, në këtë rast do të kemi edhe kandidat.

Kështu që Lëvizja Vetëvendosje është këtu do të jetë pjesë e fushatës, do të më ndihmojë mua edhe aq sa mundet edhe LEN-in”, tha Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.

 

Qoku: Në zgjedhje me LEN-in garoj si Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version