Gjithsej 24 zjarre në ambient të hapur ka pasur gjatë ditës së sotme deri në orën 19. Prej tyre, shtatë janë ende aktive, dy nën kontroll dhe 15 janë shuar.
Qendra për Menaxhim me Kriza sonte ka njoftuar se aktive janë zjarret mes të fshatrave Stepanci, vendi i quajtur Kadiicë – Omorani dhe fshatit Oraov Doll të Komunës së Çashkës, ndërmjet fshatrave Peshtani, fshatit Kokre dhe fshatit Kalen në Komunën e Prilepi, ndërmjet fshatrave Haxhi Hamzali – Edeklerci – Toplik – Dragoevë të Komunës së Shtipit, si dhe ndërmjet fshatit Tanushevci dhe lokalitetit të quajtur Ramno në komunën Çuçer-Sandevë. Zjarre aktive ka edhe në vendbanimin Trizla në Komunën e Prilepit, afër fshatit Tearcë të komunës me të njëjtin emër, si dhe afër fshatit Vardino të Komunës së Demir Hisarit.
Nën kontroll janë zjarret mes të fshatrave Desovë – Drenovci të Komunës së Dollnenit dhe afër fshatit Gllogj të Komunës së Tearcës.
QMK: Sot janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ambient të hapura appeared first on Telegrafi.