Dy zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit pavarësisht reshjeve të shiut, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Njëra ishte në territorin e komunës së Tetovës, ndërsa tjetra në komunën e Shuto Orizares.

Sipas QMK-së, zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve – Tetovë, nga ora 11.20 deri në ora 12.10, me dy zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës, kanë intervenuar në një deponi të egër të djegur në fshatin Falishë.

Mbrëmë nga ora 18:15 deri në ora 20:00, zjarrfikësit e Shkupit kanë shuar mbeturinat e djegura në një sipërfaqe prej 10 metrash katrorë, përgjatë rrugës për në Orizare të Epërme, me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës./Telegrafi/

QMK: Shpërthejnë dy zjarre në hapësira të hapura appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version