Reshjet e shiut në 48 orët e fundit kanë shkaktuar rritje të caktuar të nivelit të ujit të lumenjve në mbarë vendin, veçanërisht në pjesët perëndimore ku reshjet ishin më të shumta. Për shkak të periudhës së mëparshme të thatë dhe niveleve të ulëta të ujit deri më tani, nuk ka pasur rrezik ng derdhja dhe këto reshje ishin të mirëseardhura, në pikëpamje të përmirësimit të situatës së përgjithshme hidrologjike në vend, informoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se sot nivel të rritur të ujit, krahasuar me mesataren e muajit shtator, ka në lumin Vardar, në pikat matëse Jegunoc, në grykëderdhjen e Lepenc në Shkup, Veles dhe në Demir. Kapia. Rritje të nivelit të ujit ka edhe në lumenjtë Pçinjë, Babuna dhe Strumicë, afër Sushevës.
Sipas parashikimeve, moti me reshje shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, sërish pa rrezik nga paraqitja e niveleve të larta të ujit dhe pa mundësi për përmbytje.
Nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa nga e premtja priten reshje të reja shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave. Të shtunën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila në ditët në vijim do të bëjë që temperatura e ajrit të bjerë dhe të jetë nën mesataren e kësaj periudhe të vitit.
QMK: Rritje e nivelit të ujit të lumenjve, nuk ka rrezik për vërshime appeared first on Telegrafi.