Në territorin e vendit sot ka gjithsej 12 zjarre në ambient ​​të hapur, prej të cilave pesë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është shuar, informoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Siç theksohet në kumtesën, numri më i madh i zjarreve në Prilep janë vënë nën kontroll, përveç zjarrit në afërsi të fshatrave Volkovë dhe Dunjë, ndërsa zjarri në afërsi të Data Center është shuar.

Aktive janë zjarret në komunën e Çashkës afër fshatit Stepanci, në komunën e Zelenikovës afër fshatit Dejkovec i Epërm, si dhe zjarri në komunën e Likovës afër fshatit Mateç.

Është vënë nën kontroll zjarri në komunën e Dollnenit afër fshatit Desovë, si dhe në komunën e Berovës afër vendit të quajtur Parucë.

QMK: Numri më i madh i zjarreve në Prilep janë vënë nën kontroll, pesë zjarre janë aktive në mbarë vendin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version