Gjatë ditës së djeshme në vend ka pasur gjithsej 24 zjarre në ambient të hapura, nga të cilat, siç njofton paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), pesë janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll dhe 16 kanë arritur t’i shuajnë.
Nga zjarret aktive, autoritetet po vazhdojnë të luftojnë zjarrin në zonën e Ubogos, pranë fshatit Bikirlia të Komunës Gradsko, në territorin e Komunës së Negotinës, ku digjet bimësi e ulët.
Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, në Komunën e Makedonski Brodi.
Organet kompetente janë angazhuar edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Gllavovicë të Komunës së Koçanit, në afërsi të fshatrave Dolgaec dhe Margari të Komunës së Dollnenit, si dhe zjarrin në Ilinska Planina në mes të fshatrave Slloeshnicë, Brezhan dhe Pllaçe në territorin e Komunës së Demir Hisarit është gjithashtu aktiv.
Sipas informacioneve të QMK-së, në këtë zjarre kanë ndërhyrë katër zjarrfikës të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, 16 nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”, ndërsa në shuarjen e vegjetacionit të ulët të djegur janë përfshirë edhe pesë persona nga popullata vendase.
Nga tre zjarret që janë vënë nën kontroll, njëri është në territorin e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, në afërsi të fshatit Rugincë, ku nga zjarri është përfshirë një pyll i ulët dhe i përzier, ndërsa dy të tjerët në Komunën e Shtipit, në afërsi të fshatit Cërshka dhe në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjet bimësi e ulët, përkatësisht pyll i përzier.
QMK: Nga gjithsej 24 zjarre të djeshme, pesë janë ende aktive appeared first on Telegrafi.