Nëntë zjarre janë aktive në hapësirë të hapur në vend, ndërsa janë shuar 17 zjarre, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
“Ende është aktiv zjarri në malin Serta, i cili shtrihet në tre komuna si katër zjarre të pavarura. Në komunën e Negotinës, në rajonin e fshatit Kalanjevë, komunën e Konçes, në afërsi të fshatit Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm, ku digjen pisha, më komunën e Shtipit, në vendin e quajtur Patrik, dhe në komunën e Shtipit, në mes të fshatit Dragoevë dhe Sellcë, në lokalitetin e quajtur Haxhi Rexhepli, janë përfshirë nga zjarret shkurret”, thuhet në njoftim.
Zjarret janë aktive në komunën e Novosellës, mbi fshatin Badilen, ku është përfshirë një pyll me pisha dhe në Komunën e Çashkës, afër fshatrave Drenovë dhe Jabollçisht i Poshtëm, ku është përfshirë një pyll i përzier.
Zjarre aktive ka edhe në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnilishtë , në afërsi të fshatrave Slepçe dhe Gostirazhni Gori dhe në Komunën e Gjevgjelisë, në mes të fshatrave Negorci dhe Kovanec, ku digjen lisa, bredha dhe bari i thatë.
QMK: Nëntë zjarre janë aktive, 17 të shuara appeared first on Telegrafi.