Vazhdon “lufta” me zjarret. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur për TV21 se nga vendosja e aksionit operativ “Zjarret 2024” janë ngritur shtatë kallëzime penale. Disa nga qytetarët e ndaluar kanë pranuar se kanë shkaktuar zjarre qëllimisht. Drejtori i qendrës për menaxhim me kriza apelon që të mos përdoren mjete piroteknike gjatë festimeve në shtëpi, pasi mund të shkaktojnë zjarre.

 “Shërbimet policore kanë nisur përdorimin e dronëve për të monitoruar pyjet e vendit. Me vendosjen e këtyre masave operative, pritet jo vetëm rritja e efikasitetit në fushën e paralajmërimit të hershëm dhe lokimit të zjarreve të mundshme, por edhe zbulimi i shkaqeve apo shkaktarëve të mundshëm të tyre”, u shpreh Goce Andreevski nga MPB.

 “Ju lutemi të përmbaheni nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve në ahengjet tuaja pasi që ato mund të shkaktojnë zjarre”, deklaroi Stojançe Angellov – QMK.

QMK: Mos shfrytëzoni mjete piroteknike, ngriten shtatë padi penale për zjarret appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version