Gjendja e krizës me zjarret në ambiente të hapura që përfshinë disa pjesë të shtetit do të shqyrtohet në seancën e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza që do të mbahet nesër në mëngjes në Qendrën për Menaxhim me Kiza.
QMK njofton se me seancën do ta drejtojë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe do të marrin pjesë anëtarët e Komitetit: Aleksandar Nikolloski – zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Vllado Misajlovski – ministër i Mbrojtjes dhe Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, si dhe udhëheqësi i Grupit për vlerësimin e rrezikut – Stojançe Angellov.
Në seancë do të marrin pjesë edhe Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe Zdravko Trajanov, drejtor i NP Pyjet Kombëtare.
QMK: Gjendja e krizës me zjarret nesër do të shqyrtohet në një seancë të Komitetit Drejtues appeared first on Telegrafi.