Nga Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) informojnë se gjatë 24 orëve të kaluara, përveç borës dhe kohës së ftohtë, ka pasur edhe raportime për zjarre, ku një njërin prej rasteve është regjistruar një viktimë.
Sipas të dhënave nga QMK Rajonale – Kumanovë, zjarrfikësit e Njësitit Territorial kundër Zjarrit (NJTKZ) Rankovcë kanë intervenuar në një shtëpi të djegur në fshatin Otoshnicë rreth orës 04:20. Nga zjarri jetë ka ndërruar një person.
“Për të mundësuar intervenim më të sigurt, rreth orës 04;45 është kërkuar edhe “EVN” ta ndërpresë rrymën në atë zonë. Për incidentin, përveç ndihmës urgjente mjekësore, janë njoftuar edhe MPB dhe SPB Kumanovë”, sqarohet në kumtesën e QMK-së.
Zjarrfikësit nga NJTKZ Kumanovë nga ora 04:25 deri në ora 05:45 me shtatë zjarrfikës dhe një automjet kanë intervenuar edhe në një shtëpi të djegur në rrugën “716” numër 9 në lagjen “Banovo Trlo”.
Sipas QMK-së, për 24 orë kishte gjithsej 1.891 thirrje në numrin për raste urgjente, prej të cilave 41,41 për qind ishin thirrje “reale”. ndërsa 58,59 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente.
QMK: Është regjistruar një viktimë nga zjarri në Otoshnicë appeared first on Telegrafi.