Qendra për menaxhimin e krizave njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm është në komunikim me institucionet dhe forcat për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës, i cili edhe sot në mëngjes është aktiv në terren të paarritshëm. Për shkak të forcimit të erës së nxehtë dhe zjarrit është prekur pylli i ahut.

“Sot në mëngjes, në ora 06:55 në terren kanë dalë një ekip prej 10 punonjësish (rengers) në Parkun Kombëtar “Shar Planina” nga Tetova për të shuar zjarrin. Kërkohet asistencë edhe nga institucionet tjera kompetente nga Parku Kombëtar për të intervenuar sa më shpejt, pasi rojet me spërkatës të shpinës PP (“furnizuesit”) nuk do të mund ta lokalizojnë zjarrin. Nga terreni është kërkuar mbështetje emergjente ajrore për shkak të pamundësisë për vënien nën kontroll të zjarrit, sipas QMK.

Nga QMK-ja është kërkuar mbështetje ajrore nga DMSH-ja dhe MPB-ja, ndërsa përmes QRK-së Tetovë është kërkuar nga zjarrfikësit e NJTZ Tetovë që të dërgojnë një kamion me ujë që rojet të kenë më shumë ujë për intervenim.

QMK: Është duke u shuar zjarri mbi fshatin Veshallë, është kërkuar mbështetje ajrore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version