Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë ditës së djeshme në hapësira të hapura kanë ndodhur gjithsej 20 zjarre, nga të cilat dy janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll derisa15 janë shuar tërësisht.
“Zjarri aktiv kemi në Komunën e Çashkës në afërsi të vendit të quajtur Koteva Krusha atar në fshatin Omorani, ku digjet një pyll i përzier. Një pyll i përzier është përfshirë nga zjarri edhe në Komunën e Makedonski Brodit, afër rezervuarëve të ujësjellësit rural në Greshnicë”.
“Zjarret janë nën kontroll në malin Plakenska mbi fshatin Virovë të komunës së Demir Hisarit, në mes të fshatrave Cer dhe Starec të Kërçovës dhe në Galiçicë afër Zli Dolit, fshatin Stenjë dhe fshatin Leskoec”, thuhet në raportin e QMK-së.
QMK: Dy zjarre aktive, tre të tjera nën kontroll appeared first on Telegrafi.