Sot në ora 16:15 nga personi për kontakt nga Shërbimi i Shpëtimit Vullnetar “Osogovo” Koçan, QMK ka marrë njoftim se disa persona të kthyer nga një ngjarje në “Carev Vrv” në bjeshkët e Osogovës kanë pasur defekt në veturën e tyre dhe kanë kërkuar ndihmë.

Njerëzit u këshilluan të telefononin 112 për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.

Personat pasi janë lokalizuar janë gjetur në gjendje të mirë dhe me veturë e shërbimit të “Osogovës” janë kthyer në shtëpizën “Ponikva”.

Për shkak të një defekti automjeti i tyre është lënë në vendin ku është gjetur dhe do të largohet nga pronarët”, njoftojnë nga QMK.

QMK: Disa qytetarët janë gjetur dhe larguar në mënyrë të sigurt nga malet e Osogovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version