Qeveria mori vendim që të shkarkohet Afrona Vërzivolli nga posti që u emërua për revizore e Fondeve IPA. Ky vendim ishte paralajmëruar edhe ditë më parë pasi emërimi i saj ishte i dyshimtë.
“Afrona Verzivolli shkarkohet nga u.d shefe e trupit vlerësues për rishikimin e IPA fondeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nga koalicioni VLEN dje bënë të ditur se para disa ditësh kanë tërhequr emërimin e Afrona Vervizolit si auditore e fondeve IPA.
“Edhe pse Vervizoli ka një CV të shkëlqyeshme dhe përvojë të konsiderueshme profesionale, kemi vendosur që ajo të zëvendësohet përkohësisht me një kuadër tjetër nga radhët tona. Ky vendim është marrë për të siguruar që të gjitha standardet dhe kërkesat e rrepta të Bashkimit Evropian do të përmbushen plotësisht, ndërsa Afrona e përmbush obligimin e saj për marrjen e certifikatës”, thonë nga koalicioni VLEN.
Qeveria shkarkon Afrona Vërzivollin appeared first on Telegrafi.