Qeveria e Maqedonisë është zotuar të përmirësojë lidhjen ajrore për të nisur një skemë të re subvencionim vitin e ardhshëm për të futur linja të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.
“Kemi marrë vendim për formimin e një grupi punues që do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për rritjen e numrit të fluturimeve nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Synimi ynë është që vitin e ardhshëm të lançojmë destinacione të reja të cilat aktualisht nuk shërbehen nga Shkupi dhe Ohri. Si rezultat do të mirëpritnim shumë turistë, por edhe maqedonasve do t’u mundësonim më lehtë dhe më lirë të udhëtojnë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
Nikolloski tha se Qeveria do të fillojë negociatat me kompanitë ajrore.
“Do të bisedojmë me disa linja ajrore ndërkombëtare që ofrojnë fluturime të shpejta dhe të lira dhe jam i bindur që vitin e ardhshëm do të kemi shumë destinacione të tjera”, tha ministri.
Qeveria maqedonase ka zhvilluar tenderë për futjen e shërbimeve të reja që nga viti 2013 dhe ka mbajtur katër prej tyre deri më tani. Të gjitha u fituan nga Wizz Air, e cila ishte e vetmja linjë ajrore që aplikoi, me përjashtim të asaj të fundit në 2023, e cila përfshinte Lufthansa. Wizz Air nuk ka prezantuar të gjitha linjat e reja të planifikuara në bazë të të cilave fitoi tenderin e mëparshëm për shkak të problemeve të vazhdueshme me flotën”, tha Nikolloski.
Skema e subvencionimit për vitin 2023 parasheh mjete shtetërore në vlerë prej shtatë euro për çdo pasagjer që do të fluturon nga Shkupi në tre vitet e ardhshme.
Sipas kushteve të programit të subvencionimit, linjat ajrore duhet të vazhdojnë me linjat e sapohapura pas përfundimit të subvencioneve, në të kundërt do të duhet të kthejnë fondet.
Nikolloski nuk e saktësoi vlerën e subvencioneve të reja të planifikuara apo nëse do të shpallet një thirrje publike.
Operatori i aeroportit TAV Macedonia më herët njoftoi se është duke punuar në vendosjen e fluturimeve të reja nga aeroporti i Shkupit, me theks të veçantë në shërbimet për në Spanjë, si dhe për kryeqytetet e Evropës Perëndimore.
Qeveria planifikon subvencionimin e linjave të reja ajrore nga Shkupi dhe Ohri appeared first on Telegrafi.