Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se është duke u përgatitur një letër me propozime të reja për vazhdimin e negociatave, e cila do t’i dërgohet BE-së. Ndërsa nga LSDM thonë se nuk do ta pengojnë të ardhmen e vendit për përfitime politike dhe se do të japin mbështetje nëse sigurohet zbatimi i vonuar i ndryshimeve kushtetuese.

Mickoski njoftoi të shtunën se është duke u përgatitur një letër drejtuar BE-së me ide të reja se si të vazhdojë procesi i negociatave të vendit me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë”, tha Mickoski në një konferencë për media.

“Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, u përgjigj Mickoski, duke shtuar se nëse nuk ndryshohet Korniza negociuese, atëherë “më së miri është të pranojmë gjithçka dhe të fshihemi”.

Fundjavën e kaluar, kryeministri njoftoi se përmes kanaleve të ndryshme institucionale do të drejtohet dhe do të punojë me Komisionin Evropian dhe partnerët për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe në përputhje me interesat kombëtare dhe ritheksoi se nuk pranon diktat.

Mickoski, në lidhje me informacionet në një pjesë të mediave se Orban do ta ulë në tryezë atë dhe presidentin bullgar Radev, tha se nuk ka informacione për takim me Radevin në Budapest, por se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë./Telegrafi/

Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version