Qeveria bëri të ditur se përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjidhur problemin me ngecjen e lëshimit të pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale. Nëse kohë më parë u është dashur të presin disa muaj, sot, pohon Qeveria, janë nxjerrë brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.

“Problemi i trashëguar nga qeveria e kaluar u zgjidh në vetëm 4 muaj. Riorganizimi që u bë dhe ripajisja e personelit kontribuoi në arritjen e numrit të pasaportave dhe dokumenteve personale që tani lëshohen brenda periudhës së rregullt. Nuk ka më turma dhe shtytje para sporteleve. Deri më tani janë dhënë 750 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues. Qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për ta përmbushur obligimin me kohë”, njoftoi Qeveria.

Qeveria: Për 4 muaj e zgjidhëm problemin e radhëve të gjata për dokumentet personale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version