Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit, e Strumicës dhe komuna e Tearcës, janë përjashtuar nga mjetet e ndara nga Qeveria për financim të projekteve komunale, për mbështetje të 274 projekteve që kushtojnë 65 milionë euro.
Nga qyteteti i Shkupit kanë reagur ashpër, duke theksuar se ky vendim është një vërtetim i “gjendjes së mentaliteti sektar të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski”.
“Ata që nuk mendojnë njëjtë përndiqen politikisht, duke dëshmuar se nuk ka kapacitet demokratik dhe lidership”, thuhet në reagimin e qytetit.
Më tej nga Qyteti i Shkupit, kanë treguar edhe projektet për të cilat kanë aplikuar dhe nuk janë përkrahur nga Qeveria.
Reagimi i Qytetit të Shkupit
“Mbi 20 projektet të gjitha me fokus në përmirësimin e transportit publik, zhvillimit të infrastrukturës rrugore të qytetit, mbrojtjes kundër zjarrit, higjienës publike, informacioneve teknologjike dhe digjitalizimit, si dhe fusha e kulturës, janë refuzuar dhe nuk janë mbështetur nga Qeveria”,
Kanë reagur edhe nga Komuna e Sarajit.
Ata thonë se kanë paraqitur projektin për rikonstruimi e rrugëve në vendbanimin Llaskarcë dhe Sfillare dhe si rrjedhojë sipas tyre, komuna i ka ndjekur të gjitha hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik, mirëpo nuk u sigurua përkrahje nga Qeveria.
Qeveria nuk ndau mjete për ta, reagon Qyteti i Shkupit: Përndjekje politike, u refuzuan mbi 20 projekte appeared first on Telegrafi.