Në dy muajt e fundit niveli i inflacionit është qetësuar dhe është në nivelin prej 3 për qind, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Megjithatë, ai tha se duhet të jetë edhe më i ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të doja të kishim deflacion, në vend që të kishim inflacion, por fatkeqësisht nga ai niveli i lartë i numrave dyshifrorë 15, 16, 17 për qind, këta dy muaj arritëm të stabilizonim rënien e lirë të shtetit dhe të institucioneve dhe çfarë mundem të them nga informacionet që kam është se niveli aktual i inflacionit është këtu”, tha Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen për reagimet e qytetarëve se kanë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve nëpër supermarkete.
Kryeministri vlerëson se çmimet e produkteve ushqimore duhet të jenë më të ulëta dhe apelon tek tregtarët që të ulin sa më shumë marzhet.
“Ne jemi ekonomi tregu, tregu dikton çmimet. Nëse shkojmë në një politikë kufizimi, atëherë e shihni se çfarë rezultatesh na ka dhënë ajo politikë – na ka dhënë efektet e kundërta nga ato që prisnim. Prandaj, politika e kësaj qeverie është të mbështesë investimet dhe për rrjedhojë nuk është politikë e kësaj qeverie të mbajë konsum publik të rritur dhe të fryrë artificialisht, sepse paraja kështu humbet vlerën dhe e njëjta shumë parash humbet vlerën e saj pas një muaji”, tha Mickoski.
Ai ka theksuar se ajo që kanë filluar si Qeveri në dy muajt e fundit ishte ndalimi i rënies së lirë, stabilizimi i sistemit dhe institucioneve.
Qeveria nuk do të intervenojë në kufizimin e çmimeve, Mickoski: Nuk është politikë e jona appeared first on Telegrafi.