Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka miratuar propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Kocevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas përfundimit të procedurave qeveritare, ai do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, nga ku, në përputhje me afatet ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve.
Më 11 shkurt 2025, Qeveria ka marrë vendim që të iniciojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Kocevski, i cili në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë dhe mandati i tij zgjat gjashtë vjet.
Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas përfundimit të seancës së 50-të të Qeverisë, përgatiti Projektmendimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit./Telegrafi/
Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Kocevski appeared first on Telegrafi.