Qeveria sot në mbledhje miratoi informacion për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025 duke i zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj, ku paga minimale për vitin 2025 do të shënojë rritje prej 2.685 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 1.812 denarë në vlerë neto, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Nga aty potencojnë se Qeveria në vazhdimësi vazhdon ta përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve përmes rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.
Paraprakisht kryeministri Hristian Mickoski në një pyetje të gazetarëve tha se nga prilli do të paguhet paga minimale e paraparë me ligj ose rreth 2.200 denarë më shumë se paga e tanishme minimale dhe paralajmëroi se nëse në muajt e ardhshëm ka marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve për vlerë më të lartë, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelim shtesë.
“Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit. Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë”, theksoi Mickoski.
Siç paralajmëroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deri në fund të këtij muaji duhet të bëhen llogaritjet dhe të konfirmohet vlera e pagës minimale.
Në atë drejtim tashmë është formuar Komisioni për përcaktimin e përfaqësimit të sindikatave dhe javën e kaluar është votuar në mbledhje të Qeverisë.
“Ata filluan të punojnë për të zgjedhur se cila sindikatë i plotëson kushtet për të qenë përfaqësuese. Pas konfirmimit të përfaqësimit, menjëherë do ta konvokojmë Këshillin ekonomiko-social, ku do ta hapim si temë pagën minimale. Nëse punëdhënësit dhe sindikatat dakordohen për mënyrë tjetër të konfirmimit ose vlerë tjetër të pagës minimale, ne do të jemi aty për t’u ndihmuar të dy palëve”, tha Durmishi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferecën për shtyp në Qeveri.
Durmishi pret që Komisioni shumë shpejtë ta konfirmojë përfaqësimin e sindikatave.
“Kanë shumë punë, pasi duhet të kontrollojnë shumë dokumente, por ky komision tashmë u formua dhe punojnë në këtë. Megjithatë, tani për tani në pajtim me ligjin i cili është në fuqi deri nga fundi i muajit, duhet të konfirmohet vlera e pagës minimale edhe krahas asaj se kemi situatë pa përfaqësimin të sindikatave”, sqaroi Durmishi.
Qeveria miratoi informacion për rritje të pagës minimale prej 2.685 denarë në vlerë bruto appeared first on Telegrafi.