Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se Lotaria Shtetërore në kundërshtim me ligjin ka dhënë licenca për kompani që merren me organizimin e lojërave të fatit.

Për veprimet e këtij institucioni do të njoftohen organet ligj zbatuese.

Ndërkohë ministria e Financave ka arsyetuar para organi ekzekutiv vendimin për t’i marrë licencën kompanisë “Arena Gaming” mbi arsyet për veprime jo ligjore dhe shmangie nga tatimi i obliguar ligjor.

Resori i Financave akoma nuk ka sjell mendim autentik mbi nenin 7 të Ligjit për lojërat e fatit përmes të cilit pretendohet detektimi dhe sekuestrimi i licencave për disa shoqëri aksionare që organizojnë lojëra të fatit online dhe kazino.

 

Qeveria ka konstatuar se Lotaria Shtetërore në kundërshtim me ligjin ka dhënë licenca për kompani që merren me organizimin e lojërave të fatit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version