Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.
Ndër to, Maqedonia e Veriut do të mbajë shtatë ditë zie.
Njoftimi i plotë:
“ Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se nga tragjedia e Koçanit humbën jetën 59 persona, teksa mbi 150 të tjerë janë të lënduar.
Nga MPB konfirmuan se ka pasur disa arrestime dhe intervistime për zjarrin e shkaktuar në diskotekën Puls në Koçan.
Qeveria e RMV-së shpalli shtatë ditë zie shtetërore për tragjedinë e Koçanit appeared first on Telegrafi.