Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup dhe në rrjedhë janë aktivitete për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme në lidhje me sigurimin e hapësirës adekuate për realizimin e mësimit në Fakultet, si dhe realizimin e zgjidhjes së përhershme, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.
“Zgjidhja afatshkurtër do të përcaktohet në takimin e përfaqësuesve të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, në përputhje me konkluzionin e Qeverisë.
Qeveria e shqyrtoi Informacionin për sigurimin e hapësirës për nevojat e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup dhe tani më e ngarkoi Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, në bashkëpunim me Fakultetit dhe në afat konkret prej tre muajsh, të shqyrtojë zgjidhje alternative, deri në realizimin e zgjidhjes së përhershme.
Njëkohësisht, Qeveria informon se është e vendosur të sigurojë kushte të denja për mësimin e studentëve të FSHIIK-së në objektin e ri të paraparë bashkëkohor që filloi të ndërtohet në vitin 2015 dhe punon në mënyrë aktive në tejkalimin e problemit që u shfaq për shkak të falimentimit të kompanisë – kontraktor i punimeve të ndërtimit.
Priten raportet nga rishikimi i projektit dhe vlerësimi i aktiviteteve të kryera nga marrëveshja, të cilat janë në kompetencë të organeve përkatëse, pas së cilës do fillohet menjëherë zgjedhja e kontraktorit të ri, i cili në procedurë të plotë dhe efikase do të ndërtojë objektin e ri të Fakultetit të Shkencave të Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup”, thuhet në njoftim.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot ka thënë se ka marrë një mendim negativ që kazermat në të cilat janë të vendosur punëtorët e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit t’i jepet FSHIK-t, menaxhmenti dhe studentët e të cilit po kërkojnë hapësirë adekuate për të punuar./Telegrafi/
Qeveria e RMV-së punon në mënyrë aktive për gjetjen e një zgjidhjeje për FSHIIK appeared first on Telegrafi.