Përveç Igor Nikollovit i cili është emëruar për ambasador në Francë, janë propozuar edhe tre ambasadorë të rinj edhe atë në Ukrainë, Japoni dhe Kroaci. Burime qeveritare për MIA-n konfirmojnë se për ambasador në Ukrainë është propozuar Dimitar Bllazhevski, për ambasador në Japoni Andrijana Cvetkoviq, ndërsa për në Kroaci Dragan Gjurçevski.

Në seancën e djeshme qeveritare është marrë vendim për fillimin e procedurës për tërheqjen e nëntë ambasadorëve aktualë. Mes tyre janë ambasadorja në Bullgari Agnesa Rusi-Popovska, në Mal të Zi Zeqir Ramçiloviq, në Belgjikë Metodija Belevski, ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës Svetllana Geleveva, si dhe ambasadori dhe shefi i Misionit të përhershëm pranë Organizatave ndërkombëtare Pajo Aviroviq.

Në këtë listë janë edhe ambasadorët në Bosnje e Hercegovinë Jakup Rexhepi, në Çeki Emil Kërstevski, në Suedi Xhenk Sejfulla, si dhe Katerina Stavreska ambasadore në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version