Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, në një deklaratë për media theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për pranimin e pagës minimale në vend siç është dakorduar nga punëdhënësit dhe punëtorët.
“Nuk e di pse komentohet se kemi qenë në konflikt me sindikatat për pagën minimale. Unë isha shumë e qartë dhe thashë punëdhënësit dhe punëtorët do të bien dakord se sa mund të japë njëri dhe sa mund të paguajë tjetri, dhe çfarëdo që ata bien dakord do të jetë e pranueshme për ne. Ata kanë dialog mes vete dhe çfarëdo që pranojnë atje, ne jemi të obliguar që ta ofrojmë, veçanërisht si Ministria e Financave”, theksoi Dimitrieska Koçoska në një pyetje pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik në Shkup.
Nuk do ta diskutoja më tej, shtoi ajo, le t’ia lëmë dialogut mes dy palëve.
“Për çfarëdo që të merren vesh si ministre e financave do ta respektoj”, tha Dimitrieska Koçoska./Telegrafi/
Qeveria e RMV-së do të respektojë marrëveshjen për pagën minimale të arritur midis punëdhënësve dhe punëtorëve appeared first on Telegrafi.