Bashkitë dhe organizatat e shoqërisë civile do të mund të aplikojnë me projekte mjedisore.
Qeveria ka ndarë 3.7 milionë euro për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, përmes Programit të Investimeve Mjedisore 2025 të Ministrisë së Mjedisit.
“Duke inkurajuar dhe financuar projekte që nënkuptojnë mbrojtje dhe promovim dhe menaxhim të qëndrueshëm, ne do të kontribuojmë për një mjedis më të pastër, i cili është faktori numër një për një cilësi më të mirë të jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve”, thonë nga Qeveria.
Nga ministria u bëjnë thirrje të gjitha komunave, shoqatave, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shkencore dhe arsimore që të përfshihen aktivisht dhe afati i aplikimit është tre javë.
Qeveria e RMV-së: 3.7 milionë euro të destinuara për projekte mjedisore-ekologjike appeared first on Telegrafi.