Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat me Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, me propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe ka miratuar Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim.

Më herët, Qeveria ka marrë Vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim, si organ i përhershëm këshillimor i Qeverisë, për çështje që kanë të bëjnë me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2024-2044, anëtarët e të cilit janë përcaktuar sot. Anëtarë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim janë emëruar: Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, deputetët e Kryetarit të Qeverisë: Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Fatmir Bitiqi dhe Sllavica Grkovska, Sekretare e Përgjithshme e Qeverisë, Metodija Dimovski, ministrat: Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Slavjanka Petrovska.

Përbërja e këtij organi përfshin përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ASHAM, koordinatorë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend, përfaqësues nga dhomat e tregtisë në vend, sindikatat, kryetarët e bashkive, pra kryetarët e këshillave të zhvillimit të qarqeve planifikuese, përfaqësues nga universitetet, nga Këshilli Rinor Kombëtar.

Qeveria e Maqedonisë emëron anëtarët e Këshillit Kombëtar të Zhvillimit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version