Ka nisur punën qendra e re e oftalmologjisë në klinikën tonë, e cila ofron kujdes të avancuar për sytë tuaj. Ekipi mjekësor me përvojë punon me pajisje të nivelit të lartë për të kryer diagnozën gjithëpërfshirëse oftalmologjike/ okulistike.
Janë të disponueshme të gjitha llojet e ekzaminimeve okulistike, ekzaminimet subspecialitike, ekzaminimet okulistike pediatrike, retinologjia, ekzaminimi i kataraktit, ekzaminimi i glaukomës, ekzaminimi okuloplastik dhe konsultimi me oftalmologun.
Gjithashtu aplikohet korrigjimi me laser i dioptrave, strabizmit dhe implantimi i IOL-ve multifokale. Ndjekja dhe trajtimi i pacientëve me keratokonus, diagnostikimi dhe trajtimi në kirurgjinë e kataraktit me implantimin e IOL-ve monofokale, bifokale dhe multifokale, diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me glaukoma, ndjekja dhe trajtimi i segmentit të pasmë, terapia intravitreale (Anti VEGF) dhe kirurgjia vitreoretinale. Gjatë gjithë muajit shtator, me rastin e hapjes së qendrës së oftalmologjisë, ekzaminimi subspecialitik për ju dhe të dashurit tuaj do të ketë 10% ulje.
Për të rezervuar terminin tuaj telefononi në 02/3091-484
Qendra e hapur për oftalmologji në bashkëpunim me Promedika Oftalmologji appeared first on Telegrafi.