Punonjësit e ISHP shtëpisë së shëndetit në Gostivar për një kohë të shkurtër kanë ndërprerë punën dhe kanë protesuar kundër pagave të paguara për muajn dhjetor. Problemi, siç theksuan ata, është se nuk ka kushte nënshkruajë urdhrat, pasi pritet emërimi i drejtorit të ri.
Edhe pse tëgjithë kolegët në të gjithë republikën kanë marr pagat, ne nuk jemi paguar ende për muajin dhjetor. Do të duhej deri më 10 janar dhe me këtë janë thyer tëgjitha afatet. Problemi është se nuk është marr asnjë vendim dhe ministri i Shëndetësisë nuk ka caktuar një të ri, edhe pse shpallja ka përfunduar. I bëjmë thirrje autoriteteve në ministrinë përkatëse që të gjejnë një mënyr për të zgjedhur sa më shpejt problemin. Përndyshe, do të marrim masa më radikale, tha përfaqësuesja e punonjësve Safije Toçi
Disa nga punonjësit në protestë theksuan se për shkak të vonesës së pagesës së pagës së dhjetorit, kanë probleme me bankat, pasi kanë marrë kredi dhe tashmë po paguajnë kamatë gjobë.
Në protestë ata u ankuan se nuk kanë marrë mbështetjen e organizatës sindikale dhe u është bërë presion që të mos protestojnë. /Telergafi/
Punonjësit të shtëpisë së shëndetit në Gostivar po protestojnë për shkak se nuk ju është bërë pagesa appeared first on Telegrafi.