
Rënie të lehtë të numrit të parashtresave për 20 për qind shënon Raporti për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi për vitin 2024 në krahasim me 2023.
Në Raport thuhet se është rritur numri i ankesave në lidhje me përkatësinë kombëtare apo etnike, më së shpeshti për shkak të bindjeve politike. Puna dhe marrëdhëniet e punës janë fushat më të shpeshta në të cilat denoncohet diskriminimi, por është rritur numri i parashtresave në fushën e anëtarësimit në organizimin sindikal.
Sipas Raportit, shqetëson fakti se gati 80 për qind e diskriminuesve të identifikuar janë institucione shtetërore, organe administrative, komuna dhe ndërmarrje që ushtrojnë autoritet publik.
“Janë dorëzuar 405 parashtresa në vitin 2024 që është për 116 më pak se në vitin 2023. Është thuajse identik numri i parashtresave të meshkujve dhe femrave, ndërsa rritet përqindja e personave që na kontaktojnë personalisht”, tha Igor Jadrovski, kryetar i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, para prezantimit të raportit.
Sipas tij, qytetarët ende nuk inkurajohen të raportojnë diskriminimin e bazuar në bindje politike.
Në prezantimin e Raportit morën pjesë presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi./Telegrafi/
Puna dhe marrëdhëniet e punës fushat më të shpeshta ku raportohet diskriminimi appeared first on Telegrafi.